Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prizreni bëhet nikoqir i 120 shteteve (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 30.06.2023 20:48

Njerëz nga gjashtë kontinente të botës, i lidhi Prizreni.

Ky qytet është nikoqir i konferencës FOSS4G me 650 pjesëmarrës nga 120 shtete, që po mbahet për herë të parë në Ballkan.

Organizimi i kësaj ngjarjeje botërore në fushën e teknologjisë gjeohapësinore përfshinë mbajtjen e ligjëratave për shtatë ditë rresht, por ndikim pritet të ketë edhe në fushën e biznesit, njofton KlanKosova.tv.

Organizatori Besfort Guri, tha se ky organizim ka për qëllim që në të ardhmen njerëzit të punësohen ose të shtohen bashkëpunimet edhe ndërmjet bizneseve të huaja e atyre kosovare.

Pjesëmarrësit thanë se shkëmbimi i njohurive teknologjike e nxënia e mësimeve të reja është pika më e rëndësishme e kësaj konference që pritet të jetë e hapur deri më 3 korrik.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

lajme të ngjashme