Prizren: Theret me thikë një person, arrestohet i dyshuari NULL NULL 19.04.2025 09:19 19.04.2025 09:19 Një mosmarrëveshje ka ndodhur në Prizren, mes të paktën dy personave. Rasti i cili ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 ka eskaluar me therje. Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, viktima për shkak të lëndimeve u dërgua për trajtim në QKUK, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet e rendit dhe po cilësohet si “Vrasje në tentativë”.