Prizren, ndalohet një person me urdhërarrest të gjykatës – i dënuar me një vit burgim NULL NULL 22.09.2022 13:30 22.09.2022 13:30 Sot në orën 09:30 stacioni policor në Prizren ka arritur që ta ndalojë një person të kërkuar më urdhërarrest të gjykatës. Për personin e ndaluar, gjykata Themelore në Prizren kishte lëshua urdhërarrest, pasi që i njëjti me aktgjykim të plotfuqishëm ishte i dënuar me burgim me kohëzgjatje prej një viti, pasi që ishte shpallur fajtor për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, transmeton Klan Kosova. “I ndaluari pas përfundimit të procedurave administrativë dërgohet në Burgun e Prishtinës për vuajtje të dënimit (1 Vit)”. klankosova.tv