Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prizren: Kapet gati një kilogram heroinë, dy në pranga (FOTO)

NULL NULL
16.11.2022 15:59

Mbi 800 gramë heroinë janë konfiskuar dhe dy persona kanë rënë në prangat e policisë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shpenadi të Prizrenit.

Aksioni ishte zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit për Narkotik, i koduar si “Fermeri”.

” Sot, më 16.11.2022 në ora 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin. Të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe V.D., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar), janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori i rastit janë dërguar në ndalim policor deri në 48 orë”, njofton policia përcjell Klankosova.tv

lajme të ngjashme