Prizren: Hajni hyn në shtëpinë e 94-vjeçarit, ia vjedh 140 euro NULL NULL 07.01.2024 19:04 07.01.2024 19:04 Një rast i grabitjes ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren. Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka arritur që viktimës, burrë i moshuar (rreth 94 vjeçar) që t’ia marrë 140 euro. Rastin për Klankosova.tv e konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Gashi tha se në momentin e grabitjes viktima ka qenë i vetëm në shtëpi. “Hetimet po zhvillohen nga stacioni policor dhe hetuesit rajonal në Prizren”, tha Gashi. Ai theksoi se i moshuar nuk ka pësuar ndonjë lëndim nga ky rast.