Prizren: Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike, 56 shtëpi mbesin pa rrymë (VIDEO) NULL NULL 03.07.2020 23:26 03.07.2020 23:26 Shiu e erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Prizren. Disa shtylla elektrike janë rrëzuar, duke rrezikuar banorët, njofton Klan Kosova. Për të lënduar nuk është raportuar. Njëri nga banorët ka treguar se 56 shtëpi të lagjes Ortakoll kanë ngelur pa rrymë. ”Shtyllat të gjitha kanë qenë të lakuara, askush nuk vjen për të pa në çfarë gjendje ishin këto shtylla”. ”Këto shtylla elektrike janë tash e 20 vjet, që kur ne vet banorët e lagjes i kemi ble dhe vendos vet”. ”Askush nuk vie për t’na vizituar për problemet, policia ishte edhe KEDS, e ndalën rrymën edhe shkuan”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 39 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 46 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day