Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prizren: Arrestohen tre djem e dy vajza, iu gjet drogë në veturë

NULL NULL
08.08.2022 11:11

Tre djem e dy vajza janë arrestuar të dielën në Prizren, pasi policia gjeti substanca narkotike në veturën e me të cilën lëviznin.
“Janë arrestuar tre meshkuj kosovarë, një femër kosovare, dhe një femër shtetase e Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 3.79 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 5.71 gram substancë narkotike e llojit ekstaz”, 0.49 gram substancë narkotike e llojit speed dhe tri shishe të mbushura me substancë narkotike e llojit GBL”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.