Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas bëhen prindër për herë të parë

NULL NULL
22.01.2022 08:29

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.

Çifti, të cilët janë të martuar prej tre vitesh, kanë ndarë lajmin e tyre në Instagram.

“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një fëmijë përmes një surrogate. Ne me respekt kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë, ndërsa fokusohemi te familja jonë”, ka shkruar qifti.

Ata nuk e bënë të ditur emrin dhe gjininë e foshnjës, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Chopra, 39 vjeçe, dhe Jonas, 29 vjeç, u martuan në vitin 2018 në Indi.

Çifti u njohën për herë të parë në vitin 2017 dhe e bënë publike romancën e tyre në vitin 2018. Ata u fejuan pas vetëm katër muajsh lidhje.

lajme të ngjashme