Prive Klan Kosova sjellë detaje nga “Ndeshja e Yjeve” që u luajt këtë javë (VIDEO) NULL NULL 14.06.2025 22:26 14.06.2025 22:26 Yjet tanë i keni parë duke nxituar se kush po kapë data më shumë për sezonën e verës si në “klube”, ashtu edhe për dasma. Por rrallë e për mall i keni parë duke derdhur djersë si më 11 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. I madh e i vogël u mblodhën që të shohin nga afër spektaklin, ngase e tillë ishte kjo ndeshje mes ekipit të Edon Zhegrovës dhe Milot Rashicës. Ishin menduar disa emra të artistëve që do performonin për t’i shtuar adrenalinë e tifozllëk kësaj ndeshje, por vetëm Gili ishte e pranishme. Ajo i dha ngjyrë më gazmore atmosferës në momentin që këndoi këngën e saj legjendare për Prishtinën. U hap porta dhe yjet dolën në fushë. I gjithë ky organizim ishte bërë me një qëllim të vetëm, të gjithë bashkë për fëmijët me Sindrom Down. Kishte edhe shumë prej emrave të estradës që ishin paralajmëruar e që nuk dolën në fushë, por ishin të pranishëm në tribunë për ta parë nga afër këtë ndeshje. Gheto Geasy, Ermal Fejzullahu, Meda, Capital T, e yjet e Big Brother VIP Kosova si: Drenusha, Ana e Kevini. Disa në këtë fushë erdhën për hatër të eventit e shoqërisë e disa të tjerë për ndonjë “story” në Instagram. Kjo ndeshje u transmetua në Klan Kosova dhe në kanalin Sport 1 të platformës më të madhe televizive në vend Art Motion. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 23 orë më parë