Pritoret e reja në Prishtinë bëhen edhe më të reja (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 20.08.2022 20:35 nga Arbëresha Fazliu 20.08.2022 20:35 Komuna e Prishtinës ka vendosë të ndërrojë pritoret e autobusëve në kryeqytet. Kjo për shkak se ato aktualet qytetarëve po u duken të papërshtatshme sepse nuk mund të gjejnë strehim nëse ka shi e borë me erë për shkak se janë të hapura në tri anë. E pikërisht tani me projektin e ri, pritoret do të jenë në të tre anët e mbyllura me xhama, do të digjitalizohen në tërësi dhe do të jenë më të gjata nga 4.5 në 9 metra. Poashtu mbi to do të vendosen edhe pemë, njofton Klan Kosova. Një model i tillë do të testohet në fund të gushtit te Katedralja e më pas do të vendosen në pjesën qendrore të Prishtinës për të dërguar aktualet e modifikuara në periferi. Gjithë projekti nuk do të i kushtojë para shtesë komunës së Prishtinës, atë do ta realizojë kompania “Selmans Netëork” e cila e kishte marë përsipër vite më parë të realizojë projektin e vendosjes së pritoreve të reja në kryeqytet, por për shkak se komuna nuk vendosi bazamentin si duhet, projekti s’u përfundua. Ndërsa tani bazamentin do të bëjë komuna e pjesën tjetër kjo kompani.