Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pritjet për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë arrijnë deri në dy orë

NULL NULL
02.08.2025 08:29
Dheu i Bardhë
Arkiv: Pika kufitare "Dheu i Bardhë".

Deri në dy orë është koha e pritjes së qytetarëve për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë arrin deri në 1000 metra, njofton Klankosova.tv.

Gjendja në pikat e tjera është më mirë, ku pritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje arrijnë deri në 15 minuta.

lajme të ngjashme