Pritet përkeqësim i motit, paralajmërohen erëra të forta dhe stuhi në disa zona të Kosovës NULL NULL 27.06.2025 15:20 27.06.2025 15:20 Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambiente të hapura. Në njoftim thuhet se sipas parashikimeve meteorologjike, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, përfshirë erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona. “Këto kushte mund të paraqesin rrezik për sigurinë tuaj. Këshillojmë të evitoni qëndrimin pranë pemëve, objekteve dhe strukturave jostabile që mund të rrezikojnë sigurinë tuaj”, thuhet tutje në njoftim./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 48 minuta më parë