Priten lisat shekullorë në Pejë, rrezikonin qytetarët (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 01.09.2023 20:42 nga Agnesa Sahiti 01.09.2023 20:42 Një degë u rrëzua gjatë vërshimeve, e të tjerat u prenë të premten. Kjo ngjau me dy lisa përpara Komunës së Pejës, meqë kjo e fundit konsideron se të njëjtit paraqisnin rrezik për qytetarët. E këta e megjithëse e vlerësojnë vendimin, thonë se trungjet janë të vjetra e kanë histori, njofton Klan Kosova. Nga komuna bëjnë me dije se krasitja e prerja u bë deri në atë masë që të njëjtit të jenë të sigurt nga ndonjë përkeqësim i mundshëm i motit. Drejtori për Shërbime Publike në Pejë, Agron Nikçi, bëri me dije se janë duke u identifikuar edhe drunjtë e tjerë që paraqesin rrezik.