Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO)

NULL NULL
nga Herolind Ademi 09.07.2025 19:42

U nisën drejt aeroportit me valixhe në duar, por nuk arritën të fluturonin. Pa bileta, vetëm me një copë letër në xhep – që rezultoi të ishte një mashtrim i pastër i Mërgim Gashit.

Dy herë udhëtuan nga shtëpia deri në aeroport, për rreth 160 kilometra rrugë, por babë e bijë mbetën të zhgënjyer. U mashtruan nga oferta marramendëse ”ALL YOU CAN FLY” – një abonim që premtonte udhëtime të pakufizuara për 499 euro në vit drejt Kosovës.

Fillimisht, Ferki Latifi nga Mitrovica, që jeton në Gjermani, këtë “ofertë” ia bleu vajzës si dhuratë. Por as ajo nuk arriti të fluturonte ndonjëherë me atë biletë – sepse ajo nuk vlente fare.

Duke shpresuar se ndoshta kishte ndodhur ndonjë gabim teknik, Latifi pagoi edhe një biletë për vete. Mirëpo as ai, bashkë me vajzën, nuk fluturuan. Të dy mbetën në aeroportin e Shtutgartit deri në orët e hershme të mëngjesit – deri në ora 3.

Për një udhëtim të vetëm, familjarët e Latifit u detyruan të paguanin shuma të mëdha. Gjashtë të afërm të tij, të cilët udhëtuan vetëm një herë gjatë vitit, u përballën me fatura të larta për shkak të moskryerjes së pagesës nga ana e Mërgim Gashit.

Kompania ajrore Eurowings iu drejtua vetë udhëtarëve për të kërkuar pagesën, pasi Mërgimi nuk kishte paguar për biletat.

Si pasojë, disa nga familjarët e Latifit u detyruan të paguajnë mbi 2,000 euro, ndërsa të tjerë rreth 400 euro për një udhëtim të vetëm.

Latifi thotë se tashmë ka një muaj që është mashtruar dhe maltretuar nga pritjet e gjata në karriget e ftohta të aeroportit. Ai vazhdon të mbajë kontakte me Mërgim Gashin për t’ia kthyer paratë, por ky i fundit vazhdon t’i japë shpresa se do t’ia kthejë 1,000 eurot.

Oferta “ALL YOU CAN FLY” e Mërgim Gashit dukej si një mundësi e artë për mërgimtarët që ëndërronin udhëtime të shpeshta në Kosovë. Por shumë familje nga Mitrovica e më gjerë përfunduan të mashtruara – të bllokuara në aeroporte, pa bileta dhe me borxhe të rënda ndaj kompanive të fluturimit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.