“Pritëm 1 vit”, Bardhi dhe Sara kurorëzojnë dashurinë në xhami NULL NULL 28.03.2025 22:27 28.03.2025 22:27 Këngëtari Bardhi ka kurorëzuar dashurinë me Sara Gjordenin. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes një postimi në rrjetin social, Instagram ku shkruan se e kishte pritur me padurim që “nikahun” ta bënte gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. “Unë po prisja me padurim që kurorëzimi im me Sarën të bëhej në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e premte (e xhuma). Me ndihmën e Zotit m’u realizua dëshira, veç na u desht me prit një vit”, shkroi Bardhi sipër fotografisë së publikuar, transmeton Klankosova.tv Ai ka falendëruar Sarën që këtë ditë të veçantë iu përshtat zakoneve të fesë islame. Ndërkaq e falënderoi edhe hoxhën Ahmet Kalaja që i kurorëzoi. / Klankosova.tv