Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: Shtetasja e huaj raporton se burri i saj ka kanosur atë dhe fëmijët, dërgohet në strehimore

NULL NULL
27.11.2024 11:28
Policia e Kosovës, foto ilustruese.
Policia e Kosovës, foto ilustruese.

Një shtetase e huaj ka raportu në polici se burri i saj, poashtu shtetas i huaj ka ushtruar dhunë psiqike, kanosja ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.

Policia ka bërë të ditur se ajo ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, me fëmijët e tyre është dërguar në strehimore ndërsa burri gjendet në kërkim policor, përcjell Klankosova.tv.

“Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i huaj ka ushtruar dhunë psikike- kanosje  ndaj saj dhe fëmijëve të tyre”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit,  me fëmijët e tyre është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari gjendet  në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme