Prishtinë, plagoset 22 vjeçari NULL NULL 10.07.2018 20:48 10.07.2018 20:48 Një person është plagosur pas gjuajtjes me armë në parkun “Tauk Bahçe” në Prishtinë. Lajmin për klankosov.tv e ka konfirmuar Florije Ahmeti, zëdhënësja për media e Policisë. “Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në këtë park. Ekipet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje, ku një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit”. “Viktima e këtij rasti mashkull L.D 22 vjeç, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor kanë identifikuar disa nga personat e përfshirë në rast dhe janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”. klankosova.tv