Prishtinë, nesër mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor NULL NULL 24.10.2022 23:40 24.10.2022 23:40 Nesër do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për vitin 2022. Midis tjerash në këtë samit do të diskutohet për pushtimin rus në Ukrainë, si dhe rritjen e çmimeve që po e çojnë botën në kriza të shumëfishta. Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe oficeri i lartë i Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe, Stuart Peach. Pjesë e folësve do të jenë dhe kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.