Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: Ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit për shkak të rrjedhjes së ujit

NULL NULL
29.10.2024 20:50

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të rrjedhjes së madhe të ujit në rrugën “Fadil Ferati” në lagjen Bregu i Diellit, ka ndërprerë furnizimin me ujë në zonën e lartëcekur.

Me anë të postimit në Facebook, bëhet e ditur se ekipet teknike të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.