Prishtinë, kafenetë po e respektojnë vendimin e Qeverisë (VIDEO) NULL NULL 09.07.2020 23:30 09.07.2020 23:30 Kafenetë në Prishtinë janë duke e respektuar masën e vendosur nga Qeveria për kufizim të lëvizjes së lirë nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Kështu ka thënë në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, zyrtari komunal nga Drejtoria e Inspekcionit, Skender Gashi. “Sot kemi inspektuar në tërë qytetin në dy grupe të ndara. E kemi inspektuar rrugën “Rexhep Luci”, rrugën “2 korriku”, “Qamil Hoxha” dhe kafet e vogla”. “Kemi inspektuar sot prej orës 21:00 dhe nuk ka pasur ndonjë shkelje. Kafenetë po e respektojnë vendimin e Qeverisë. Ka pasur lëvizje të qytetarëve të cilët e kanë përfunduar orarin e punës”. Gashi ka theksuar se gjatë ditës së sotme nuk është shqiptuar asnjë gjobë nga ana e inspekcionit. “Ditën e parë (06 korrik, 2020) ka pasur biznese që janë vonuar pas orës 21:00; mirëpo gjatë ditëve të tjera të gjitha kafenetë kanë qenë të mbyllura”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë