Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: Ishte ulur mbi një veturë të ndalur që më pas lëvizi, lëndohet rëndë në kokë

NULL NULL
24.05.2025 08:33
Foto ilustruese. Vetura e Policisë së Kosovës.
Foto ilustruese. Vetura e Policisë së Kosovës.

Një person (mashkull), ka pësuar lëndim të rëndë trupor.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në rrugën “Aziz Tolaj” në Prishtinë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportit 24 orësh, i njëjti dyshohet se derisa ishte i ulur mbi një veturë, vetura është lëvizur nga i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima ka rrëshqitur dhe është rrëzuar duke pësuar lëndime të rënda trupore në kokë.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar edhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme