Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parave, iu gjetën fletë A4 me kartëmonedha të printuara

NULL NULL
25.06.2025 19:08
Arrestim - Fotografi ilustruese

Një person me iniciale L.A., është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për falsifikim të parave.

Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës bënë të ditur se gjatë realizimit të kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar afro 5 mijë euro dhe gjësende të tjera.

“Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë gjeni provat që u gjeten gjatë kontrollit tek i dyshuari:

–  123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;

–  12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;

–  1 telefon iPhone;

–  2 x 100€ = 200 €

–  108 x 20€ = 2,160 €

–  40 x 10€ = 400 €

–  23 x 50€ = 1,150 €

–  4 x 100€ = 400 €

–  5 x 50€ = 250 €

–  5 x 20€ = 100 €

–  7 x 10€ = 70 €

–  11 x 5€ = 55 €

Në total shuma e parave të sekuestruar është 4,796.40 €uro

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.