Prishtinasve u kërkohet në mënyrë të pazakontë vendosja e maskave (FOTO) NULL NULL 14.07.2020 22:12 14.07.2020 22:12 Mesazhi për ta vendosur maskën në mënyrë që të parandalohet infektimi me koronavirus, në Prishtinë ka filluar të jepet edhe me anë të një mënyre goxha të pazakontë. Nëpër shtyllat e rrugëve të kryeqytetit janë vendosur disa afishe të llojit të njoftimeve si kur dikush ndërron jetë. Kështu, iniciatori anonim i kësaj vepre tërheqë vërejtjen se nëse nuk respektohet rregulli i maskave, në këto shtylla mund të jetë fotografia dhe emri i nënës suaj, duke aluduar se qytetarët janë duke e rrezikuar shëndetin e prindërve të tyre në rastet kur nuk vendosin maska. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.