Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinasja iku nga shtëpia, i kërcënoi me vrasje burrin dhe fëmijët

NULL NULL
24.04.2022 09:29

Një grua nga Hajvalia e Prishtinës ka ikur nga shtëpia dhe përmes telefonit i ka kërcënuar me vrasje burrin dhe fëmijët e saj.

E dyshuara nuk është hasur e as nuk është arritur që të kontaktohet nga policia, përcjell Klankosova.tv.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare me datë 16.04.2022 kishte dal nga shtëpia, ndërsa me datë 22.04.2022 përmes telefonit e kishte kontaktuar viktimën të cilin e kishte kanosur se do ta vras atë dhe fëmijët. E dyshuara nuk është hasur e as nuk është arritur që të kontaktohet nga policia”, thuhet në raportin e policisë.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti po vazhdon të hetohet.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.