Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina vazhdon serinë e fitoreve (VIDEO)

NULL NULL
nga Jon Ajeti 10.03.2021 18:58

Prishtina shënoi edhe fitoren e gjashtë në edicionin pranverorë në Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhë e kaltërit” lehtësisht mposhtën skuadrën e fundit në tabel, Besën, të cilës i shënuan pesë gola, njofton Klan Kosova.

Për Prishtinën golashënuesit ishin, Leonit Abazi, Endrit Krasniqi, Leotrim Kryeziu, Gauthier Mankenda dhe Albin Prapashtica.

Ndërsa Besa krejt çka arriti ishte “goli i nderit” që e realizoi, Donart Sheqerolli.

Aktualisht kryeqytetasit janë lider në tabelë me 50 pikë me një ndeshje më shumë se Drita, kurse Besa është afër rënies nga Superliga me vetëm 7 pikë.

lajme të ngjashme