Prishtina pranon që ndeshja ndaj Lirisë të zhvillohet në Hajvali NULL NULL 16.09.2023 21:31 16.09.2023 21:31 Klubi futbollistik Prishtina ka pranuar që ndeshjen ndaj Lirisë ta zhvillojë në Kompleksin Nacional në Hajvali. Prishtina tha se këtë vendim e ka marrë pas sqarimeve që i janë dhënë nga FFK-ja për punimet që do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Pas sqarimeve që na janë dhënë për punimet në fushë dhe konfirmimin zyrtar të dërguar nga FFK në mënyrë eksplicite që FC Prishtina të gjitha ndeshjet e saj deri në fund të sezonit 2023/24 do t’i zhvilloj në stadiumin “Fadil Vokrri”, kemi pranuar që ndeshjen e nesërme të javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës, Prishtina – Liria, të zhvillojmë në fushën e Kompleksit Nacional në Hajvali”, thuhet në reagimin e KF Prishtinës, transmeton Klankosova.tv. Në emailin e dërguar nga Komisioni i Garave tek KF Prishtina thuhet se ndeshja ndaj Lirisë nuk mund të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, pasi është bërë ajrosja e fushës, plehërimi me plehra kompleks, mbjellja e farës regjeneruese dhe trajtimi me fungicide. Kujtojmë se Prishtina fillimisht nuk ka pranuar që ndeshja ndaj Lirisë të luhet në Hajvali, por ka insistuar që e njëjta të luhet në “Fadil Vokrri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Suedia injoron Kosovën, trajneri i tyre bën llogaritë vetëm me Zvicren e Slloveninë 24 orë më parë