Prishtina fiton derbin ndaj Llapit NULL NULL 02.04.2022 16:06 02.04.2022 16:06 Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës. Pjesa e parë u mbyll pa gola pavarësisht shumë tentimeve, por që mungonte konkretizimi. Në pjesën e dytë, Prishtina kaloi në epërsi me Besnik Krasniqin, në minutën e 51-të, teksa e dyfishoi epërsinë Endrit Krasniqi në minutën e 65-të. Llapi pas shumë tentimeve arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 78-të, me Fazliun. Prishtina pas fitores mbetet në vendin e pestë me 35 pikë, pas 27 ndeshjeve. /Klankosova.tv/