Prishtina eliminohet nga ENBL - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina eliminohet nga ENBL

NULL NULL
20.03.2023 19:54

Sigal Prishtina ka përfunduar garën në ENBL, pasi këtë të hëne u eliminua nga skuadra polake  King Szczecin, me rezultat 78-85.

Në pjesën e parë kryeyqytetasit ishin më të mirë, por në të dytën dhe sidomos në çerekun e fundit, skuadra polake ishte e pandalshme me treshe, gjë që kontribuoi në kalimin tutje, në gjysmëfinale.

Kujtojmë, ndeshja e parë çerekfinale në Prishtinë, kishte përfunduar me rezultat të barabartë 64-64.

Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në këtë garë, ndërsa kaluan grupin me dy fitore e katër humbje. /Klankosova.tv.