Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina edhe sot me ajër të ndotur, “përmirësohet” për pesë pozita nga dje

NULL NULL
02.01.2025 09:32
Cilësia e dobët e ajrit në Prishtinë. Foto nga arkivi: AP
Cilësia e dobët e ajrit në Prishtinë. Foto nga arkivi: AP

Prishtina edhe sot vazhdon të jetë ndër qytetet me ajrin më të papastër në botë.

Kjo sipas ranglistës së IQAir që bën matjen e ajrit në të gjitha shtetet e botës.

Në ora 09:25 Prishtina është në vendin e 11-të të qyteteve të botës me ajrin më të ndotur. 168 është indeksi i ajrit në Prishtinës, sipas IQAir, i cili cilësohet si “ i pashëndetshëm”.

Para Prishtinës, në vend të parë është Lahore e Pakistanit, në vend të dytë Dehli i Indisë, në vend të tretë Sarajeva e Bosnje Hercegovinës, në vend të katërt Dhaka e Bangladeshit, në vend të pest Kolkata e Indisë.

Ndërsa në pesëshen  e dytë janë Wuhani i Kinës në vend të gjashtë, Chonqing qytet poashtu i Kinës radhitet i shtati, në vend të tetë është Hanoi i Vietnamit, në vend të nëntë është Karachi i Pakistanit dhe në vend të dhjetë është Shkup i Maqedonisë së Veriut.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.