Prishtina e rrit sigurinë, i shton kamerat (VIDEO) NULL NULL 16.09.2023 20:27 16.09.2023 20:27 kamerat Hapësirat publike do t’i mbikëqyrë së shpejti një sy i ri, ai i kamerës. Pajisje të këtilla do të vendosen gjithandej nëpër Prishtinë, duke filluar nga rrugët hyrëse e dalëse dhe udhëkryqet kryesore. Vendimi, që aktualisht është në tenderim, i ka edhe dy faza të tjera, raporton Klan Kosova. Projekti është përgatitur nga Policia e cila ka caktuar lokacionet dhe që do t’i mbikëqyrë ato nëpërmjet Qendrës së monitorimit që do të ndërtohet. E kjo pritet ta rrisë sigurinë në kryeqytet. Për këtë projekt, në tërësi janë ndarë 1.3 milion euro nga komuna që udhëhiqet nga Përparim Rama. /Klankosova.tv