Prishtina do fitoren NULL NULL 09.05.2015 12:23 09.05.2015 12:23 Prishtina përballet sot në kryeqytet me rivalin e vjetër, Trepçën, në kuadër të xhiros së 26-të të Raiifesien Superliga e Kosovës në futboll. “Bardhekaltrit” që synojnë titullin e kampionit llogaritën favorit në duel me “xehetarët”, këta të fundit tashmë kanë humbur gjitha gjasat për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit tonë. Megjithatë, trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi kërkon nga skuadra e tij angazhim maksimal në mënyrë të vazhdohet seria e fitoreve. “Nuk do të jemi pasiv, përkundrazi do të jemi të vëmendshëm, përgjegjshëm dhe maksimalisht të disiplinuar që të luajmë me përkushtim shumë të madh që të vazhdojmë serinë e këtyre ndeshjeve të mira”, ka thënë Krasniqi për faqen zyrtare të klubit prishtinas. Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës nis në orën 15:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.