Prishtina dhe Trepça synojnë sot fitoren NULL NULL 13.03.2023 08:47 13.03.2023 08:47 Ndeshja e fundit në kuadër të javës së 25-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, do të zhvillohet sot. ‘Ajka’ për në fund, përballen Sigal Prishtina dhe Trepça. Këto dy skuadra përveç që janë ndeshur tri herë gjatë garave të rregullta janë përballur edhe në dy finale. Prishtinasit i mundën në Superkupë, kurse mitrovicasit ju kundërpërgjigjën për Kupë. Bardhekaltrit janë në vendin e parë me 18 fitore e gjashtë humbje, kurse ‘Xehetarët’ janë në vendin e katërt me 15 fitore e nëntë humbje. Prince Caffe Superliga – Java 25 E hënë 18:30 Sigal Prishtina – Trepça