Prishet rruga “Pandeli Sotiri” në Vushtrri, banorët thonë se u shtrua pak ditë më parë NULL NULL 22.11.2024 23:27 22.11.2024 23:27 Prishet rruga "Pandeli Sotiri" në Vushtrri. Është prishur rruga “Pandeli Sotiri” në komunën e Vushtrrisë, për të cilën, banorët thonë se është shtruar pak ditë më parë. Një nga banorët, ka dërguar në redaksinë e Klankosova.tv, fotografi të kësaj rruge, që shihet se është dëmtuar. Më poshtë mund të shihni disa fotografi të dërguar nga lexuesit: Ndërkaq, më datën 9 të këtij muaji, kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi publikoi në Facebookun e tij disa pamje nga punimet në këtë rrugë. “Me pamjet nga punimet që po vijojnë me intensitet të shtuar në rrugën“Pandeli Sotiri”, ku po rikthehet edhe kalldrëmi për të ruajtur trashëgiminë kulturore të qytetit”, kishte shkruar Idrizi.