Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prioritetet e Delawies për Kosovën

NULL NULL
22.05.2015 09:10
Diplomatit i lartë amerikan Gregory Delawie, kandidat i Presidentit Barack Obama për ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë gjatë seancës para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë ka thënë se nëse miratohet kandidatura e tij do të përqëndrohet në tre drejtime : forcimin e shtetit ligjor, zgjerimin e sigurisë rajonale dhe nxitjen e reformave ekonomike.

“Kosova, demokracia më e re në Evropë, ka shënuar përparim të madh që nga shpallja e pavarësisë: ka miratuar dhe vënë në zbatim ligje moderne, ka përjetuar rritje ekonomike të qëndrueshme dhe ka shënuar përmirësim të sigurisë duke krijuar një atmosferë që lejon lulëzimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”.

Ky është vlerësimi i diplomatit të lartë amerikan Gregory Delawie, kandidat i Presidentit Barack Obama për ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Ai iu përgjigj dje pyetjeve të senatorëve në një seancë të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për konfirmimin e përfaqësuesve të rinj diplomatikë amerikanë.

Në fjalën e tij, ai  parashtroi përparësitë e tij nëse i besohet detyra e ambasadorit amerikan bazuar në atë që e cilësoi si një pikësynim të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës:

“Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me demokracinë më të re të Evropës mbështeten në një vizion të përbashkët për vendin legjitim që i takon Kosovës në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”.

“Nëse miratohet kandidatura ime, unë do të përqëndrohem në tre drejtime shumë të rëndësishme dhe të ndërlidhura: forcimin e shtetit ligjor, zgjerimin e sigurisë rajonale dhe nxitjen e reformave ekonomike”.

Diplomati i lartë amerikan theksoi nevojën që qeveria e Kosovës të hartojë një metodologji të koordinuar në përgjigje të problemit të mprehtë të korrupsionit. Shtetet e Bashkuara, tha ai, mund të japin ndihmesë konkrete në këtë drejtim, duke ofruar ekspertizë nga një numër agjencish amerikane.

Një temë aktuale është ajo e gjykatës së posaçme që të hetojë akuzat për krime lufte.

“Kosova duhet të përmbushë zotimet e saj duke miratuar së shpejti masat ligjore për të ngritur një gjykatë speciale që të merret me rastet që lidhen me akuza për krime gjatë kësaj periudhe. Nëse miratohet kandidatura ime unë do të nxis qeverinë e Kosovës të mbështesë intensivisht procedurat gjyqësore të këtij institucioni”.

Para seantorëve amerikan Delawie  foli edhje për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës duke thënë se nëse miratohet kandidatura e tij , do të angazhohet për të garantuar se Shtetet e Bashkuara e udhëheqin këtë tranzicion në një mënyrë që rrit stabilitetin rajonal,raporton Zëri i Amerikës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.