Prindërit të frikësuar se MMR shkakton autizëm, IKSHPK: Ky është debat i mbyllur NULL NULL nga Vanesa Zhugolli 09.07.2025 17:00 nga Vanesa Zhugolli 09.07.2025 17:00 Vaksinimi i fëmijëve është një nga praktikat më të rëndësishme për shëndetin publik, por për shumë prindër, sidomos kur fëmija mbush një vjeç, ky proces po shoqërohet me pasiguri, hezitim e frikë. Shkaku më i shpeshtë që përmendet në biseda të përditshme apo rrjete sociale është frika se vaksina mund të lidhet me çrregullime si autizmi. Përkundër thirrjes nga IKSHPK dhe pediatërve, kjo teori ende vazhdon të ndikojë tek vendimmarrja e disa prindërve për vaksinim të fëmijëve. Pediatrja Rita Demiri sugjeron prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët me dozën e parë të vaksinës MMR (Morbill, Mumps, Rubeola) që jipet mes muajve 12 dhe 15. ”Unë sugjeroj me e marrë vaksinën, pasi i vetmi komplikim që shkakton është një temperaturë e lehtë. E nëse nuk vaksinohen, atëherë sëmurën nga sëmundje shumë më lehtë, siç është fruthi, rubeolla dhe parotiti”, tha pediatria Demiri për Klankosova.tv Ndërkaq, mamia Razije Musa thotë se nuk është provuar nëse vaksina MMR shkakton autizmin. ”Ajo absolutisht nuk është e provuar ende, autzimi është diçka që shkencëtarët nuk po e thonë që është prej vaksinimit, nëse kjo ka ndodh prej vaksinimit pse para të 80-tave nuk ka pasë fëmijë autik, prandaj është dilemë shumë e madhe. Unë nuk kam të drejt me i thënë dikujt që vaksinat shkaktojnë autizëm dhe jam shumë skeptike”, tha Musa për Klankosova.tv Derisa shton se numri i nënëave që e pyesin nëse duhet të vaksinohet fëmija është i madh. ”Po, është një grup i madh i manave që më pyesin, a me vaksinu. Nuk do me thane që çdo i dyti i treti fëmijë me pas autizëm. Nënat të mos ngurojnë të konsultohen me pediatër. Skepticimi im është që vaksinimi jipet për disa sëmundje infektive që fëmija nuk i përballon shumë lehtë nëse nuk është i vaksinum, prandaj është shumë e vështirë me thënë mos i vaksinoni”, vijoi tutje ajo. A shkakton realisht vaksina MMR autizmin? Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për Klankosova.tv, thanë se debati se a shkakton vaksina MMR autizmin apo ndonjë vaksinë tjetër për shkencën është një debat i mbyllur, i mbështetur nga shumë studime të vazhdueshme përgjatë dekadës së fundit, pra: Nuk ka lidhje shkakësore mes vaksinës MMR dhe autizmit. ”Vaksina MMR është vaksinë e sigurt, e dëshmuar pothuajse 60 vjet, shumë efikase dhe shumë e sigurt. Vaksinimi është e vetmja zgjidhje për të evituar shpërthimet epidemike të kohë pas kohshme që janë sfidë dhe shqetësim për shëndetin publik. Shkenca ka ofruar pafund dëshmi që nuk ekziston lidhje kauzale mes vaksinës MMR dhe autizmit apo çrregullimeve të ngjashme”, shkruhet ndër tjerash në përgjigjen e IKSHPK për Klankosova.tv Poashtu, nga IKSHPK theksojnë se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA (NIH) si dhe Shoqata Amerikane e Pediatrisë (AAP) kanë deklaruar qartë se vaksinat janë të sigurta dhe nuk shkaktojnë autizëm. Derisa, duke marrë parasysh faktet shkencore, IKSHPK u bëri thirrje prindërve në Kosovë që të vaksinojnë fëmijët e tyre me çdo lloj të vaksinës që është i përfshirë në kalendarin e rregullt të vaksinimit dhe me vaksinat e tjera sipas indikacioneve. Pasi sipas tyre, kjo është mënyra për të parandaluar sëmundje të cilat kërcënojnë jetën e fëmijëve. Pasiguria që solli botim i artikullit të rrejshëm nga mjeku Andrew Wakefield Pasojat e këtij artikulli vazhdojnë të kenë ndikimin e tyre në rënien e përqindjes së vaksinimit dhe në kërcënimin e shëndetit publik sidomos ne vendet me nivel te ulet te edukimit shëndetësor, duke shkaktuar kohë pas kohe shpërthime të epidemive të fruthit. “Është evidente se edhe 27 vjet pas botimit të artikullit të rrejshëm nga mjeku Andrew Wakefield, në një revistë shkencore, në vitin 1988, ku pas një studimi të bërë në 12 fëmijë me çrregullime të spektrit autik dhe pa grup kontroll, ai pretendonte se ekzistonte një lidhje midis vaksinës MMR (Morbill, Mumps, Rubeola) dhe autizmit”, tha IKSHPK. Duhet theksuar se artikulli në fjalë është tërhequr në vitin 2010, për mashtrim dhe manipulim të dhënash, ndërsa Dr.Andrew Wakefield i është ndaluar e drejta për ushtrimin e profesionit. Pra, të gjitha studimet e mëdha shkencore, të kryera në vende të ndryshme të botës dhe mbi miliona fëmijë, nuk kanë gjetur asnjë dëshmi që vaksinat shkaktojnë autizëm. Rrjetet sociale si burim informacioni dhe dezinformimi Platformat e rrjeteve sociale shpesh janë edhe vend ku përhapen informacione të pasakta dhe dezinformim. Edhe frika për një lidhje mes vaksinës MMR dhe autizmit duket sikur ka rrjedhur po nga rrjetet sociale, dhe mbase edhe ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e prindërve për mos vaksinim të fëmijëve. Klankosova.tv ka ndarë vetëm disa nga komentet që qarkullojnë në grupin “Prindërimi” që kanë të bëjnë me vaksinën MMR. Njëra nga nënat në atë grup shprehet se ia kishte dhënë dozën e parë fëmijës, por thotë që është e penduar dhe se dozën e dytë nuk kishte pranuar t’ia jipte. Ndërkohë, një nënë tjetër shprehet se fëmija i saj është 15 muajsh por ende nuk e ka vaksinuar dhe se me dëshirë nuk do ta bënte kurrë. Screenshot i komentit në grupin “Prindërimi” Screenshot i komentit në grupin “Prindërimi” Megjithatë ajo shpreh dyshime në përmbajtjen e saj. Derisa ka edhe prej atyre që bëjnë thirrje që prindërit të konsultohen me pediatërit dhe t’i vaksinojnë fëmijët./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 2 orë më parë