Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi veturë në Pejë-Kuqishtë NULL NULL 01.02.2026 13:40 01.02.2026 13:40 Pamje nga vendi i ngjarjes Policia e Pejës është deklaruar lidhur me aksidentin që ka ndodhur sot në drejtim të Rugovës, ku një gur i madh ka rënë mbi një veturë në lëvizje. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Klankosova.tv se në veturë ndodheshin katër persona, burrë, grua dhe dy fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. “Por, fatmirësisht, të lënduarit nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe familja është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai tutje për Klankosova.tv Gur i madh bie nga lart në rrugën Pejë-Kuqishtë, dëmtohet rëndë një veturë (VIDEO)