Prindërit dhe dy fëmijët e tyre binjakë, që vdiqën në aksidentin në Bullgari, do të varrosen nesër NULL NULL 03.12.2021 20:04 03.12.2021 20:04 Dy prindërit që vdiqën nga djegia e autobusit në Bullgari, si dhe dy fëmijët e tyre binjakë, do të varrosen nesër. “Dy binjakët 4-vjeçarë, Luani dhe Albani, me prindërit e tyre, nuk kanë arritur të varrosen sot, pasi janë lënë për ditën e nesërme për shkak se sot kishte disa vonesa, duke i shpërndarë kufomat. Këta anëtarë do të varrosen nesër në komunën e Lipovës”, tha në edicionin e lajmeve në Klan Kosova FM, Emine Ismaili, gazetare nga TV Shenja. 17 personat nga Studeniçani që humbën jetën në Bullgari janë varrosur këtë të premte. Shumica e trupave që janë varrosur sot janë fëmijë. Sot u mbajt ceremonia e arritjes së viktimave, të cilët u dërguan te familjarët e tyre. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani. Familja Ahmeti u shua tragjikisht në vetaksidentin e autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 46 udhëtarë. /Klankosova.tv/
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 01/02/2023
Big Brother VIP Stresi: Kam nevojë ta operoj hundën - nuk e kam të devijuar, por e kam të maltretuar (VIDEO) 01/02/2023