Princi William i uron ditëlindjen gruas së tij: Jemi krenarë me ty NULL NULL 09.01.2025 15:07 09.01.2025 15:07 Pricenesha e Uellsit Princi i Uellsit i ka uruar ditëlindjen gruas së tij, Catherine, pasi ajo i mbush 43 vjet. “Për gruan dhe nënën më të pabesueshme. Forca që keni treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e jashtëzakonshme”, shkroi William në një mesazh të postuar në rrjetet sociale. “George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Ne të duam. W.” Princesha i është rikthyer detyrave mbretërore pas trajtimit parandalues të kimioterapisë si pasojë e diagnostikimit me kancer vitin e kaluar. Kensington Palace postoi mesazhin personal të shkruar nga William së bashku me një foto të paparë më parë të Catherine-s, të realizuar nga fotografi Matt Porteous në Windsor verën e kaluar. Fotoja bardh e zi tregonte princeshën e relaksuar dhe të buzëqeshur, e veshur me xhinse, një këmishë të bardhë dhe një shall, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.