Princi i Arabisë Saudite akuzohet se dëgoi ekip në Kanada për të vrarë ish-zyrtarin e intelegjencës saudite NULL NULL 06.08.2020 22:52 06.08.2020 22:52 Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman është akuzuar për dërgimin e një ekipi në Kanada për të vrarë një ish-zyrtar të inteligjencës saudite. Plani i dështuar për të vrarë Saad al-Jabri ishte menjëherë pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në pretendimet e SHBA-së, njofton Klan Kosova. Jabri, një veteran i qeverisë së Arabisë Saudite, iku në ekzil tre vjet më parë. Që nga ai vit ai ka qenë nën mbrojtjen e sigurisë private në Toronto. Komploti i dyshuar dështoi pasi agjentët e kufirit kanadezë dyshuan për ekipin dërguar për ta vrarë ndërsa ata u përpoqën të hyjnë në vend në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos, thonë dokumentet e gjykatës, shkruan BBC. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Udhëtarët shqiptarë u bllokuan në Aeroportin e Beogradit: "Ne po vdesim këtu" (VIDEO) 19 minuta më parë