Princi Charles takon refugjatët në Rumani NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Princi Charles u takua sot me refugjatët në Bukuresht të Rumanisë dhe foli me ta për “makthin” në Ukrainë. Charlesit iu bashkua familjarja e largët Margareta, kreu i familjes mbretërore rumune, për turneun e paparalajmëruar në një qendër donacionesh. Më shumë se një milion ukrainas kanë kaluar kufirin në Rumani që nga pushtimi rus në muajin shkurt dhe vendit i është dashur të përshtatet shpejt për t’u marrë me nevojat e refugjatëve. “Ne ndjejmë për Ukrainën, një situatë makthi. Vazhdoni të luteni”, i tha Princi Charles një grupi të familjeve ukrainase përmes një përkthyesi. Princi i Wales, i cili në një moment shtrëngoi duart me një djalë të vogël, tha se ka admirim për popullin ukrainas.
Ekonomi Sogojeva: Mungesa e punëtorëve do t’i detyrojë hotelet e restorantet që të mbyllen (VIDEO) 02.07.2022 18: 23
Lajme Borrell bisedon me ministrin e Jashtëm ukrainas, i premton mbështetje të vazhdueshme 02.07.2022 18: 21
Ekonomi Sogojeva: Hotelet në Prishtinë më të shtrenjtat në rajon - një natë me mëngjes, 100 euro (VIDEO) 02.07.2022 18: 21