Princesha Kate mbjell trëndafila me emrin e saj, nxit lidhjen me natyrën në luftën ndaj kancerit NULL NULL 02.07.2025 14:43 02.07.2025 14:43 Princesha e Uellsit ka vizituar kopshtin e mirëqenies në Spitalin Colchester në Essex, ku mbolli trëndafila të emëruar me emrin e saj. Ajo foli me pacientët me kancer për rëndësinë e qëndrimit në natyrë dhe ndikimin pozitiv që ka ajri i pastër në shëndetin mendor dhe fizik, transmeton klankosova.tv. Kensington Palace tha se qëllimi i vizitës ishte të nderonte fuqinë shëruese të natyrës dhe të rritej vetëdija për përfitimet që sjell koha e kaluar në natyrë. “Catherine’s Rose” u prezantua nga RHS në maj. Vizita u bë në bashkëpunim me një dhurim prej 50 trëndafilash nga Royal Horticultural Society (RHS). Fondet nga shitja e këtyre luleve shkojnë për bamirësinë e luftës kundër kancerit Royal Marsden Cancer Charity. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.