Prince kishte plane të mëdha para vdekjes së tij NULL NULL 31.05.2016 11:40 31.05.2016 11:40 Prince ishte në bisedime për të performuar në Glastonbury para vdekjes së tij, këtë e ka konfirmuar themeluesi i festivalit, transmeton Klan Kosova. Legjenda e muzikës u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Minesota më 21 prill, transmeton Klan Kosova. Tani është pohuar se ai kishte bërë plane të mëdha në muzikë para se të vdiste. Sipas The Sun, Prince kishte rënë dakord të takohet me drejtorin e festivalit Michael Eavis në Londër për të finalizuar marrëveshjen. Michael tha: “Unë e kisha lënë takimin për të takuar agjentin e tij, kjo ishte e gjitha e planifikuar, por ja që kjo nuk ndodhi”. “Vdekja e tij ishte aq e trishtuar. Ishte një ylli vërtetë që nuk e kemi pasur”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.