Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prezantohen studimet e fizibilitetit për Spitalin e Prishtinës e ShSKUK-në

NULL NULL
01.10.2022 20:20

Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi mbajti mbledhjen e tretë.

Është mbajtur mbledhja e tretë e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi nën kryesimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Në këtë mbledhje u prezantuan dy studime fizibiliteti në sektorit e shëndetësisë, ku i pari ishte ai për Spitalin e Prishtinës, që është përgatitur nga ICME dhe u prezantua nga kryetari i komunës Përparim Rama.

Ndërsa, studimi i dytë kishte të bënte me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, që u prezantua nga eksperti gjerman për ekonominë shëndetësore, Thomas Weismann.

“Kryeministri informoi Komisionin që në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, është miratuar Udhëzimi Administrativ për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësor. Miratimi i Udhëzimit do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke plotësuar ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen. Po ashtu, ardhja e profesionistëve të mërgatës do të mundësojë trajnimin dhe aftësimin e profesionistëve vendas për të ofruar këto shërbime në të ardhmen”, është shprehur Kurti, thuhet në komunikatën e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Kurti tha se ky udhëzim nuk mund të arrijë qëllimin e vet pa hapa konkretë, të shpejtë dhe të vazhdueshëm për të siguruar zbatimin e tij.

“Andaj, anëtarët e Komisionit janë dakorduar që Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë të mjekëve specialistë nga mërgata për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve. Kryeministri nënvizoi se jetësimi i kësaj iniciative është çështje urgjente dhe se çdo ditë vonesë është kohë e humbur”, është shprehur Kurti, transmeton Klankosova.tv.​

lajme të ngjashme