Prezantohej si prokuror për të përfituar shërbime e dokumente, arrestohet 49-vjeçari në Sarandë NULL NULL 09.10.2025 14:40 09.10.2025 14:40 Është arrestuar një person i moshës 49-vjeçare në Sarandë, pasi i njëjti dyshohet se është prezantuar si prokuror, me qëllim për të përfituar shërbime dhe dokumente. Në njoftimin e Policisë së Shqipërisë thuhet se edhe në momentin e ndalimit, iu prezantua punonjësve të policisë, me këtë detyrë, përcjell Klankosova.tv. “Ky shtetas ishte në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale. Ai ka qenë i dënuar dhe më parë, për mashtrim të disa shtetasve, duke u prezantuar si funksionar publik”. “Vihet në pranga dhe një shtetas që strehonte 49-vjeçarin, pasi posedonte në banesë, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, si dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se i ka përdorur 49-vjeçari, në këtë veprimtari kriminale”. “Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas prezantohej si funksionar publik, për qëllime përfitimi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Deceiver”.