Prezantim në Ministri për eksploziv NULL NULL 08.05.2015 08:59 08.05.2015 08:59 Agjencia Kosovare për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në lokalet e kësaj ministrie do të bëjë prezantimin mbi Metodat Kromatografike për ekspertimin e eksplozivëve. Agjencia Kosovare për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë një prezantim, mbi Metodat Kromatografike për ekspertimin e eksploziveve, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Skender Hyseni, Ministër i Punëve të Brendshme, do të jetë pjesëmarrës bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, si dhe zyrtarë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë. Prezantimi do të mësojë si të bëhet detektimi i eksplozivëve organik para dhe pas shpërthimit, marrja e mostrave dhe metoda e analizimit në Laboratorin për Analiza të Zjarrvënieve dhe Eksplozivëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 13 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 14 orë më parë