Presidentja takon ministrin e Jashtëm turk, flasin për partneritetin e fortë ndërmjet dy vendeve NULL NULL 16.06.2025 22:49 16.06.2025 22:49 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Këtë e bëri të ditur vetë shefja e shtetit përmes një postimi në rrjetin social “X”. Ajo njoftoi se në takimin me Fidanin diskutuan për partneritetin e fortë dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në shumë fusha me interes të përbashkët. “Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e çmuar të Kosovës, ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Turqisë ndërsa vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti”, ka shkruar Osmani, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025