Presidentja takim me kryeministrin dhe ministrin Hyseni NULL NULL 10.05.2015 18:05 10.05.2015 18:05 Presidentja Jahjaga takoi kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Punëve të Brendshme Skender Hyseni Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me kryeministrin Isa Mustafa dhe me ministrin e Punëve te Brendshme, Skender Hyseni, për të diskutuar për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë. Takimi nuk kishte të bënte me këshillin e sigurisë kombëtare por është vazhdmësi e komunikimit ndërmjet institucioneve relevante të vendit pas situatës së krijuar në Maqedoni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.