Presidentja sot i takon liderët e partive politike NULL NULL 02.07.2025 07:47 02.07.2025 07:47 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot do t’i takojë liderët e partive politike. Takimet nisin nga ora 10:00 dhe zgjasin deri në ora 16:00. Shefja e shtetit fillimisht do ta takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin. Ajo më pas në takim e pret të parin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së Lumir Abdixhiku si dhe Ramush Haradinajn, kreun e AAK-së. Osmani, Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn do t’i takojë veç e veç. Këto takime të presidentes janë si përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës, njofton Klankosova.tv. Deri më tani janë mbajtur 40 seanca por pa arritur të konstituohet Parlamenti i Kosovës. Vjosa Osmani, ndër të tjera është shprehur e gatshme që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë lidhur me vendimin e fundit, që përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025