Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidentja Osmani shtron iftar për Myftiun Tërnava

NULL NULL
19.03.2026 11:25

Presidentja Vjosa Osmani për nder të muajit të Ramazanit, shtroi mbrëmë iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e tij.

Përmes një postimi nga ana e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani theksoi se zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, transmeton Klankosova.tv.

Presidentja po ashtu shprehu falënderimin e saj të thellë për kontributin e vazhdueshëm të BIK-it, në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve tanë.

lajme të ngjashme