Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest NULL NULL 17.06.2025 12:32 17.06.2025 12:32 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari. Ajo në Budapest u prit nga homologu i saj Tamas Sulyok. Shefja e shtetit të Kosovës, atje u prit me nderimet ushtarake. Osmani këtë vizitë e cilësoi në dobi të qytetarëve dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë. “Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, deklaroi ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 2 orë më parë